SYRI TV/ Sali Berisha: Do të ketë protesta të qëndrueshme

14:29, 26/05/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha paralajmëroi protesta të qëndrueshme kundër qeverisë Rama, e cila sipas tij ka tjetërsuar vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit. Në konferencën për mediat, Berisha u shpreh se fillimisht  në fokus të selisë blu do të jetë mbrojtja e votës, pasi me Edi Ramën nuk ka proces zgjedhor të lirë.

Nga SYRI TV

Sali Berisha renditi edhe disa nga arsyet se pse  14 maji i  vitit 2023 është një farsë elektorale.

Berisha solli edhe denoncimin e një qytetari, i cili tregon se si vrasësi Dan Hutra u përdor nga Rakip Suli për të blerë vota në Kamëz.

Koalicioni “Bashkë fitojmë”, sipas  kreut demokrat shpëtoi opozitarizmin në vend, pavarësisht përpjekjeve të Ramës për mos ta regjistruar në zgjedhje.

Berisha bëri me dije se zarfi më para ishte simboli i blerjes së zgjedhjeve nga ana e mazhorancës socialiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco