KAFE SHQETO/ Xhaferri: Forumi Rinor i PD i ka mbyllur hesapet me Bashën

11:04, 25/05/2023
A+ Aa A-

Besart Xhaferri, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, deklaroi sot se FRPD nuk ka lidhje me takimin që zhvilloi dje me disa të rinj, ish-kryetari i PD, Lulzim Basha dhe e akuzoi atë se “jemi sot këtu ku jemi, në grahmat e fundit të demokracisë, prej lidershipit të dështuar të tij, djegies së mandateve, bojkotimit të zgjedhjeve lokale dhe të marrëveshjes së 17 majit e me sa pamë tani, edhe të 3 dhjetorit 2022”, duke sjellë në vëmendjen takimin e fshehtë në një apartament Basha – Balla.

I ftuar në studion e "Kafe Shqeto" sot në SYRI TV, Besart Xhaferri theksoi ndër të tjera:

“FRPD-ja nuk kishte asgjë të bënte me takimin dje. Ishte një grup të rinjsh, nuk i kisha parë asnjëherë, nuk i njihja, se u mundova të shikoja takimin. Megjithatë, patjetër që janë të mirëseardhur dhe të ftuar për të ardhur në Forumin Rinor. Ne nuk i mbyllim derën askujt, por janë disa pika që z. Basha i di shumë mirë dhe po ia rikujtoj opinionit publik që FRPD-ja ka firmosur më 18 shtator 2021, peticionin e parë si organizatë zyrtare për të thirrur Kuvendin Kombëtar në mënyrë që të diskutonte veprimin unilateral, të njëanshëm që Kryetari bënte në emër të demokracisë.  

Gjithashtu, FRPD-ja mbështeti çdo Foltore, çdo Foltore në të gjithë shqipërinë, por arriti në 7 nëntor 2021 të bënte edhe Foltoren më të madhe , që ishte Foltorja e Rinisë me dymijë vetë. E vetmja mbledhje më e madhe ishte Kuvendi Kombëtar në “Air Albania”.

Gjithashtu, FRPD-ja kontribuoi me delegatët e saj në Kuvendin e 11 Dhjetorit për t’u konsistuar 4950 delegatë. 200 delegatë kanë qenë nga FRPD-ja dhe kanë shkarkuar aty votimin e kryetarit.

Ka votuar edhe Referendumin e 18 Dhjetorit dhe në të njëjtën kohë u helmua në 8 janar; ka qenë aty jashtë kur ai “i helmoi” dhe me kaq fakte e kuptojnë të gjithë se FRPD-ja i ka mbyllur hesapet me deputetin Basha dhe as nuk na intereson fare rikthehet apo nuk rikthehet nga pushimet e tij, sepse ne hesapet politike me të i kemi mbyllur, sepse kemi shpenzuar djersë, gjak, burgje e çdo gjë tjetër që ai të bëhet kryeministër por në fund fare ai e shiti kauzën dhe bëri pazare në kurriz të popullit opozitar.

Megjithatë, e rëndësishme është që ne nuk është koha për t’u sulur drejt njeri-tjetrit. Kushdo le të kthehet, të bëjë çfarë të dojë,por asnjëri të mos harrojë që ndërkohë që ne kemi bërë fushatë gjashtë muaj pa asnjë cent, të bllokuar nga ai njeri që u dorëhoq publikisht por dorëheqjen as e kishte çuar në gjykatën e Edi Ramës , vazhdonte mbante peng fondet, emëronte dhe jepte autorizime nënkryetar, kryetarë të komanduar që do të ishin kryetarë për KQZ-në e tani ka dhe pafytyrësinë që vjen e tallet dhe thotë që “politika ka dështuar...” sikur ai vjen nga Shoqëria Civile.

Të mos harrojë ai zotëri që ka 18 vjet në jetën publike shqiptare, ka mbajtur çdo rol ; pesë role të rëndësishme: tri ministri, kryetar bashkie dhe kryetar opozite dhe është tallur me demokracinë shqiptare. Nëse ne jemi sot këtu ku jemi, në grahmat e fundit të demokracisë, gati duke vrarë edhe grahmën e fundit, të gjitha vijnë prej lidershipit të tij të dështuar të djegies ë mandateve, të bojkotimit të zgjedhjeve lokale dhe të Marrëveshjes së 17 Majit e me sa pamë tani, edhe të 3 dhjetori 2022”./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco