VIDEO/ ‘Hajdut’! Rama dhe Veliaj çojnë Qorrin për të sulmuar Ahmetajn

11:04, 25/05/2023
A+ Aa A-

Kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës, vazhduan të përdorin edhe sot aktivistin majtist Arlind Qorri për të sulmuar ish-krahun e djathtë të Ramës, Arben Ahmetajn.

Grupi i Qorrit, i njohur si Lëvizja Bashkë, kishte dalë për të protestuar për rritjen e pagave për deputetët.

Por shumë shpejt u bë i qartë qëllimi i protestës.

Aktivistët sulmuan me fyerje ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Disa prej tyre i hodhën para false, teksa bërtisnin: “Hajdut, hajdut!”

Rama dhe Veliaj kanë përdorur infrastrukturën e tyre mediatike dhe politike për të sulmuar vazhdimisht Ahmetajn pasi ndaj tij nisën hetimet për mega-aferën e inceneratorëve.

Kurse Edi Rama si kryestrumbullari i kësaj afere, po mundohet të distancohet prej saj me disa 'koka turku'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco