VIDEO/ Florian Haçkaj: ‘Diaspora’ do të kthehet në lëvizje politike, ja bazat ku do të ecim

21:40, 23/05/2023
A+ Aa A-

Bashkëthemeluesi i lëvizjes ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’, Florian Haçkaj, ka konfirmuar për emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, se kjo lëvizje do të kthehet në një realitet politik në Shqipëri.

Haçkaj deklaroi se nuk do të jetë një parti, por një lëvizje politike. Ai ka treguar se besimi tek familja, besimi në Zot dhe besimi në shtetin e të drejtës do të jenë bazat e kësaj lëvizje të te politike që do të nisë në Shqipëri.
Adi Krasta; A do të ktheheni në një parti politike?

Florian Haçkaj: Po. Do të krijojmë lëvizje politike, dhe jemi ende në konsideratë për të respektuar demokracinë e brendshme në kryesi, jemi duke e shtjelluar këtë, por me të gjitha që po.

Unë gjykoj se ne si lëvizje jemi njerëz të afirmuar modestisht nëpër botë dhe ajo që na bën ne krenar për arritjet tona është baza e fortë familjare që ne kemi, respekti ndaj të drejtës dhe këto janë ato gjëra që na lidhin me të gjithë shqiptarët nëpër botë, qofshin këto me ideologji të ndryshme.

Ne anojmë më shumë nga e djathta e qendrës, duke u qëndruar larg ekstremeve, por duke fokusuar tek këto gjërat bazë që përmenda; besimin tek familja, tek besimi në Zot, tek besimi në shtetin e të drejtës dhe këtu do ta krijojmë atë ideologjinë tonë. Të paktën kjo po konsiderohet më së shumti, sepse sot Shqipëria nuk ka nevojë për një ideologji patjetër, por ka nevojë për disa vlera bazë mbi të cilat të ecim përpara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco