VIDEO/ Nador Bakalli: Duhet një front i madh opozitar, ku pjesë e këtij fronti të jetë dhe diaspora

18:46, 23/05/2023
A+ Aa A-

Duke folur në në 'Task Force' me Sonila Meço në SYRI TV, Nador Bakalli, përfaqësuesi​ i Diasporës për Shqipërinë e Lirë, është shprehur se kundër Ramës duhet të krijohet një front i madh opozitar.

Bakalli deklaroi se, duhet marrë shembulli i Italisë, që 3 forca të djathta që ishin të ndara, u bashkuan dhe morën qeverinë.

‘Unë them se duhet një front i madh opozitar, ku pjesë e këtij fronti të jetë dhe diaspora, pra që jemi ne, me përfaqësimin dhe pse jo një alternativë të pavarur politike të qendrës së djathtë.

Forcat e reja politike në Shqipëri janë më kollaj për tu kapur, shantazhuar, apo për të ju bërë oferta. Ne jemi pak ndryshe Sonila, sepse ne jemi të afirmuar në vendet ku jetojmë, kemi një jetë të pavarur dhe kemi një pavarësi ekonomike nga Shqipëria.

Një alternativë e tillë e ardhur nga diaspora, është me e vështirë që të kapet nga qeveria.

Unë dua ti kthehem shembullit të Italisë. Aty kanë qenë 3 forca kryesore të djathta, Meloni, Salvini dhe Forca Italia që kanë pasur një rrugëtim të shkëputur deri në një moment, kur ata thanë që këto vota, kjo frymë që u krijua në qeverisje.

Pa votën e diasporës dhe pa përfshirjen e diasporës në politikën e vendit, në një formë apo një tjetër unë e shoh me shumë skeptizimën ndryshimin e gjërave edhe në 2025’, - tha Nador Bakalli gjatë debatit në ‘Task Force’ në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco