PD përshëndet fillimin e manovrave të mëdha të NATO-s ‘Defender 2023’ në Shqipëri

PD përshëndet fillimin e manovrave të mëdha të NATO-s ‘Defender 2023’ në Shqipëri

16:21, 23/05/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka përshëndetur stërvitjen e madhe të ushtrive të NATO-s në Shqipëri , ‘Defender Europë 2023’.

Deklarata e Partisë Demokratike:

Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet fillimin e manovrave të mëdha të NATO-S ‘Defender Europe ‘23’ në Shqipëri.

Këto manovra janë të një rëndësie të madhe për Shqipërinë dhe sigurinë e saj, por edhe për paqen dhe sigurinë në Europë. Këto manovra së bashku me manovrat e NATO-s që po zhvillohen në Kosovë janë një mesazh i fuqishëm që Aleanca e Atlantikut të Veriut i dërgon agresorit rus për përpjekjet e tij për destabilizimin e rajonit dhe ambiciet e tij ekspansioniste.

Partia Demokratike si forca politike që anëtarësoi Shqipërinë në Nato, mbështet plotësisht garantimin e të gjitha lehtësirave në territorin tokësor, ujor dhe ajror të Shqipërisë që i nevojiten Aleancës për përmbushjen e misionit të mbrojtjes së paqes dhe sigurisë në hapësirën euroatlantike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco