'Paguhesh shumë sot nëse shpif për Berishën'- Iriqi bisedon me Blendi Fevziun

'Paguhesh shumë sot nëse shpif për Berishën'- Iriqi bisedon me Blendi Fevziun

15:27, 23/05/2023
A+ Aa A-

Iriqi: - Shumë agresiv ke qenë këto dy javë ndaj Berishës. Po të zihet fryma gjoja duke kërkuar frymë në PD. Pse?

Fevziu: - Kam shprehjen “Lumi dhe Kali” unë. Sa qe ai në post, përkulja belin. Tani është tjetri në krye. Se ne nuk jemi vend pa gjykata, por jemi vend edhe pa gazetarë. Ndaj mos më verë faj e mos më quaj gazetar. Ti e di që nuk jam i tillë.

Iriqi: - Pse mos të të quaj gazetar?

Fevziu: - Po ja, sa unë shkoj në zyrë, gjej mbi tavolinë temën e “Opinionit”. Ma le Sandri shkruar me doçkën e vet. Pastaj më nis sms Fuga me emrat që do të ftoj në emision, pra panelin e gatuan ai. Pas orës 20, vetë Rama më dërgon pyetjet që do të bëj.

Iriqi: - Ti pra qenke thjesht manekin aty?

Fevziu: - Fiks. Ndaj e rruaj kokën në dy-tre ditë që të më shkëlqejë ajo të paktën, vesh kostume firmato, ndërroj orët. Këto i bëj vetë, nuk lejoj ndërhyrje. Nuk guxon kush të më thotë mua, vendos këtë apo atë kollare.

Iriqi: - Ama paguhesh mirë. Mos u qaj.

Fevziu: - Të gjithë paguhemi mirë.

Iriqi: - Të gjithë?

Fevziu: - Po, të gjithë ata që shpifin për opozitën. Por më shumë gazetarët që nuk i ndahen Berishës. Ndaj i jam sulur dhe unë se po bije nga vendi i parë i më të paguarit pra. Janë harxhuar aq euro këto dy javë duke bërë shantazh ndaj Saliut sa me ato shpërblime do të ishte mbaruar rruga e Arbërit dhe tuneli i Llogarasë.

Iriqi: - Na trego një shifër pra!

Fevziu: - Po sjell një krahasim. Nëse shan psh Flamur Nokën merr pagesë sa të shkosh një ditë në Ohër. Nëse i turresh Këlliçit bën një fundjavë në Selanik. Po kritikove Monën kënaqesh një javë në Spanjë. Po të lehësh kundër Metës siguron lejen vjetore në Rivierën Franceze. Ndërsa Berisha kushton shumë.

Iriqi: - Sa?

Fevziu: - Aq sa si farefis pushon 6 muaj rresht në Majami. Ose tre vjet në Majorka. Ndaj i jam qepur Berishës.

Iriqi: - Dmth Balla e Bolino e kanë bërë një miliardëshin?

Fevziu: - Ata në fakt paguhen pak. Se në përmbajtje kanë shumë ujë.

Iriqi: - Ujë?

Fevziu: - Hahaha, stërkala, mo. Sa e bëjnë qull opozitën. Ka fjalë se  këto ditë plot analistë që i kërkojnë dorëheqjen Berishës do i ngrejnë edhe padi.

Iriqi: - Po pse?

Fevziu: - Se kanë 20 vjet që nuk i ndahen doktorit. Mëngjes, drekë, darkë. Para e pas buke. E tani që po i afrohen moshës së pensionit kërkojnë që Berisha t’u paguajë sigurimet shoqërore të këtyre viteve. Dhe kanë të drejtë mendoj unë.

Iriqi: - Si kështu?

Fevziu: - Se në fakt ata kanë punuar për Berishën. I janë  kushtuar full time sharjeve veç në adresë të tij e tani le ta vuajë doktori, të paguajë dhe pensionin e tyre. Nuk mund të lejohet që këta lehas-gazetarë të marrin pension minimal. Se nuk kanë ndenjur duarkryq. Kanë studiuar çdo fjalë të doktorit,kanë mbajtur shënim çdo porosi të Ramës që ua ka bërë me sms dhe i kanë rënë tastierës më fort se sa pianistët pianos. Shkurt kanë djersirë.

Iriqi: - Dmth do harxhoni frymën kundër opozitës?

Fevziu: - Është çmimi që na detyron. Berisha duhet të na mirëkuptojë. Nuk mund të lejojmë që njerëzit të merren më shumë me Luizin se me mua. Nga që kam blerë dhe brekë firmato këto ditë e nuk e kam shpërndarë si lajm.

Iriqi: - Pas lajmit për brekët e tua çfarë do dëgjojmë më?

Fevziu: - Po presim një çmim nga Greqia.

Iriqi: - Përse?

Fevziu: - Sa do na paguajnë që t’i turremi dhe Tsipras. Të japë dorëheqjen dhe ai. 

Iriqi: - Po andej nga Amerika do ndjeheni?

Fevziu: - Jo, jo.

Iriqi: - Pse jo?

Fevziu: - Se e kupton ti, le të themi që ka rënë dollari këto ditë. Pra nuk ka vlerë të harxhosh firomën me Biden. Sot ke më shumë fitim me Berishën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco