'Çështja Beleri, e stisur! Prokuroren e mbështeti vëllai që drejton gjykatën'

'Çështja Beleri, e stisur! Prokuroren e mbështeti vëllai që drejton gjykatën'

11:15, 23/05/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani/

Fakt tjetër që tregon se çështja Beleri është e stisur me qëllim politik.

Policia e pushtetit sajon një histori me dëshmitarë të rremë dhe me video private që s'tregon asgjë. Bën një arrestim në flagrancë pa asnjë element flagrance.

Prokuror i çështjes legjitimon policinë në paligjshmërinë e vet.

Garancia është se prokuroren e Vlorës e mbështet vëllai i saj që është kryetar i Gjykatës së Vlorës.

Kryetari i Gjykatës së Vlorës, vëllai i prokurores së çështjes,e cila nuk ishte prokurore e gatshme, siguron që gjykata të japë vendimin e duhur. Ç'rëndësi kanë provat fundja. Armiku Beleri duhet në burg. Gjykatësja jep vendimin me kokë të ulur...

Pastaj çështja me gjithë asgjënë brenda në dosje vjen në Tiranë te SPAK, se e kemi më afër nën kontroll... Edhe aty gjykata ul kokën teksa detyrohet të legalizojë një pisllëk çështje pa thelb e pa asnjë fakt. Flagrancë jo e jo.

Kështu partia funksionon si një familje e madhe... [✊️] Kryetari i madh jep direktivën në televizor, piramida shtetërore dhe familjare vepron.

Na rroftë Reforma ne të tjerëve!

****

Ju që e keni ves, vijoni të merreni me mua që e ngre këtë rast si skandal të rëndë të drejtësisë. Por po u sjell në vëmendje vetëm fakte, asgjë më shumë.

Fakte që me sa duket keni qejf t'i dëgjoni nga grekët, jo nga shqiptarët këtu.

Por siç thonë në Dibër "Lodër (daulle) për derë është kjo punë".

Sot është te dera e tjetrit, nesër te dera jote, por do jetë vonë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco