Krimet zgjedhore/ Noka: Isha në SPAK për çështjet e ‘Bufit’ dhe ‘Aktivistit’

10:43, 23/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Flamur Noka, deklaroi pasi doli nga SPAK se ishte në Prokurorinë e Posaçme për dy çështje të batërdisë zgjedhore.

“Siç jeni në dijeni në këtë fushatë zgjedhore, Rilindja ka bërë një batërdi dhe në këtë aspekt, ne kemi monitoruar dhe kemi paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi.

Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje. Në lidhje me zonjën Majlinda Bufi si kërcënuese, shantazhuese e qytetarëve për t’u devijuar me dhunë votën dhe për të famshmen çështjen të Aktivistit, që po ashtu shantazhonte dhe survejonte administratën.

Këto të dyja janë krime të rënda zgjedhore dhe ne do i shkojmë deri në fund.

Të gjitha provat që disponojmë janë dorëzuar dhe çdo dokument që do kemi, do e dorëzojmë.

Fakti që jam këtu do të thotë se hetim penal ka për zonjën Bufi dhe çështjen e Aktivistit,” tha Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco