Baçi: Rama ka bërë grusht shteti në mënyrë graduale, opozita i rezistoi presioneve të tij

Baçi: Rama ka bërë grusht shteti në mënyrë graduale, opozita i rezistoi presioneve të tij

09:02, 23/05/2023
A+ Aa A-

Luan Baçi, deputet i PD-së tha në emisionin “Drejt”, se janë të gjithë fajtorë që opozita u largua nga kuvendi dhe nga pushteti lokal.

Ai shtoi se në këto zgjedhje PD-ja ka treguar vitalitet shumë të madh dhe nuk iu dorëzua presionit të mazhorancës që t’i bojkotonim edhe njëherë zgjedhjet, sepse ky ishte plani.

Baçi: Ka qenë një reprezalje. Kështu kur ikën nga pushteti lokal dhe ikën nga parlamenti. Kjo ishte në dëm të qytetarëve shqiptar. Që të gjithë kemi qenë aty dhe kemi faj që nuk e kemi ngritur zërin aso kohe dhe të thonin se këto akte ishin vdekjeprurëse.

Është shumë vështirë. Në këto zgjedhje PD-ja ka treguar vitalitet shumë të madh dhe nuk iu dorëzua presionit të mazhorancës që t’i bojkotonim edhe njëherë zgjedhjet, sepse ky ishte plani, u futëm në zgjedhja dhe rezultati ishte se u përfaqësuam denjësisht me 500 mijë vota. Rama ka bërë grusht shteti në mënyrë graduale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco