Lajmi i fundit

Vrau policin në Fier/ Vetëdorëzohet Azgan Mërnica

'Skandal, kryetar bashkie nga votat e burgut', Hysni Gurra: Në Shqipëri s'ka më zgjedhje!

19:05, 22/05/2023
A+ Aa A-

Votat e burgjeve kanë shkuar në një masë dërrmuese për Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj për kryetar bashkie. 

Rrogozhina është rasti më flagrant i grabitjes së mandatit me votat e të burgosurve. 

Në Task Force me gazetaren Sonila Meço, analisti Hysni Gurra u shpreh se është skandaloze që një kryetar bashkie të zgjidhet nga votat e burgut. 

Sipas tij, në Shqipëri nuk ka më zgjedhje dhe se demokracia ka rënë. 

"Kutitë në burgje janë mbushur sepse nuk i kanë bërë mirë llogaritë dhe kanë mbushur kutinë e burgut. Skandal të zgjidhet kryetari i bashkisë nga të burgosurit që nuk janë as nga Rrogozhina dhe as përfitojnë nga të mirat e bashkisë, është një absurd. Por fakton blerjen e votës dhe tjetërsimin. Ky regjim tashmë përveç marrjes nën kontroll të drejtësisë, rrënimit të demokracisë, ka krijuar edhe "ushtrinë e bodyguardëve mediatikë" të cilët e relativizojnë atë që ka ndodhur në Shqipëri. Problemi në Shqipëri është që nuk ka më zgjedhje, ka rënë demokracia. Drejtësia funksionon vetëm me një kah, sulmon vetëm opozitën. Për të gjitha rastet e tjera të superaferave skandaloze që ka patur ky pushtet, drejtësia ka fjetur gjumë. Fredi Beleri u arrestua 2 orë pasi Edi Rama tha se do merrem personalisht me të. Kanë çuar administratën publike në 180 mijë persona, shumëzoji me tre janë 540 mijë vota që nuk ka patur nevojë t'i blejë, të marra me dhunë dhe këtë e fakton prania në çdo QV e drejtorëve të ministrave dhe administratës publike. Nuk kishte polici, ditën e zgjedhjeve nuk ka reaguar policia fare. Kanë qenë me listë dhe u kanë thënë nesër të dua te QV, nëse nuk e shihte te QV e hiqte nga puna. Blerja e votave ka qenë në qarqet e veriut", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco