Lajmi i fundit

Vrau policin në Fier/ Vetëdorëzohet Azgan Mërnica

SYRI TV/ PS thirrje bashkëpunimi grupimit Basha-Alibeaj: Vota pro nuk është tradhti!

17:25, 22/05/2023
A+ Aa A-

Mazhoranca i ka bërë sërish ftesë për bashkëpunim grupimit Basha-Alibeaj për të negociuar ndryshimet në ligjin e Reformës në Drejtësi. Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla kërkoi bashkëpunim për zgjedhjen e avokatit të ri të popullit dhe reformën zgjedhore. 

SYRI TV

Pas masakrës elektorale dhe rifillimit të punimeve në Kuvend, Partia Socialiste i është rikthyer ofertave të bashkëpunimit me grupin e deputetëve të drejtuar nga Basha-Alibeaj, këtë herë për disa ndryshime në Reformën në Drejtësi. 

Në një dalje për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se do të negociojë me grupin që ka më shumë mandate deputetësh në Kuvend.

Dhe në këtë kuadër mori përsipër justifikimin e këtij bashkëpunimi duke thënë që vota për vendin nuk është tradhti.

"Në Kuvendin e Shqipërisë po punohet për një paketë ndryshimesh në disa ligje që janë pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi. Ne si shumicë kemi mundësi të ulemi me opozitën. Dihet që opozita në Kuvendin e Shqipërisë është PD, që janë shumica e opozitës. Unë mendoj se kush e jep votën për diçka të mirë për Shqipërinë nuk është tradhti brenda opozitës, por është kontribut për Shqipërinë europiane", tha Balla.  

Ndërsa prej muajsh është mbajtur peng pozicioni i Avokatit të Popullit, Balla kishte edhe një ofertë për këtë pozicion si mundësi negociatash. 

"I takon deputetëve të opoizitës të cilët të mbështesin me 28 firma kandidatin. Duhet të flasim mes grupit parlamentar të PD dhe grupit parlamentar të PS në mënyrë që t'i japim vendit një Avokat Populli", tha ai.  

Një tjetër reformë e rëndësishme që do të shyrtohet në këtë sesion ku Balla kërkon bashkëpunimin për opozitën, është ajo për Reformën Zgjedhore.

"Këto propozime do të shqyrtohen të gjitha në komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore. Të gjithë kemi rënë dakord që duhet që ky komision të mblidhet dhe të marrë në shqyrtim të gjitha propozimet".  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco