Burimi: Drejtësia në Shqipëri është e kapur, pushteti krijon inskemime për të goditur opozitën

11:02, 22/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri TV ishte analisti Genci Burimi.

Burimi është shprehur se rasti i Bejlerit nënkupton se në çfarë pike ndodhet drejtësia dhe nuk është e moralshme që të përzihen çështje të problemeve që ky person mund të ketë me Shqipërinë me procesin zgjedhor.

Nuk ka pritur bota që të arrestohet Bejleri dhe të jehonë se çfarë po ndodh me vendin tonë. Ajo që më tremb mua është se ka pasur dhe të tjera inskenime jo vetëm me rastin e Bejlerit sepse dhe goditja e Berishës mund të jetë e inskenuar nga qeveria.

Kur këta sot kapen me Berishën se si shprehesh ti kundër ambasadores këta i kundërvihen një shteti që nëse e duam apo jo është pjesë e reformës në drejtësi pasi OMN është i përbërë edhe nga pjesë të Greqisë.

Nuk duhen ngatërruar dy gjëra, nëse Bejleri ka bërë shkelje penale në lidhje me cështjet nacionaliste duhet të trajtohet me këtë gjë dhe jo të ndërfuteshin pjesë nga procesi zgjedhor. Nëse Bejleri u pranua në zgjedhje do të thotë se respekton ligjet e republikës së Shqipërisë dhe jo të ngatërrohen gjerët. Çështja nacionaliste dhe ajo e zgjedhjeve janë komplet të ndryshme.

Duhet thënë që demokracitë perëndimore këto kabinetet e errta ekziStojnë, shikoni Greqinë ku fitoi Mitsotakis edhe pas skandalit të shefit të kabinetit që vuri në përgjim të gjithë gazetarët, nuk është e veçantë për Shqipërinë, por ajo që është e veçantë është heshtja dhe kjo e dallon Shqipërinë nga perëndimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco