Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Rama bleu votat’, Berisha: Zgjedhjet e lira do i rikthejnë ata që betohen të përballen me këtë monstër

‘Rama bleu votat’, Berisha: Zgjedhjet e lira do i rikthejnë ata që betohen të përballen me këtë monstër

22:43, 21/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook një mesazh video në të cilin akuzon kreun e rilindjes Edi Rama si një monstër të votës së lirë të shqiptarëve.

Ai, sipas Berishës, “kaloi në blerje të haptë të zgjedhjeve. Shpërndau para buxheti në xhepat e 870 mijë shqiptarëve. Që s’mund ta bëjë kurrë në kohë zgjedhjesh, ai e bëri duke shpallur Kodin Zgjedhor, kinezëri”.

Postimi

Edi Rama dyfishoi vjedhjen, ai kaloi në blerjen e hapur të votave duke shpërndarë para nga buxheti. Ai së bashku me ushtarët e tij e shpallën Kodin Zgjedhor kinezëri!

Zgjedhjet dhe votën e lirë do e rikthejnë vetëm ata të cilët betohen të përballen me këtë monstër të votës së lirë. #sb

Mesazhi i plotë:

Të mendosh se mund të ndalosh Edi Ramën pa dhunuar e pa bërë të njëjtën gjë,  mendon të pamundurën.

Me Edi Ramen zgjedhje nuk ka. Edhe në fillim të kësaj fushate unë jam shprehur publikisht për këtë.

Por ai, dyfishoi, kaloi në blerje te haptë të zgjedhjeve. Shpërndau para buxheti në xhepat e 870 mijë shqiptarëve. Që s’mund ta bëjë kurrë në kohë zgjedhjesh, ai e bëri duke shpallur Kodin Zgjedhor, kinezëri.

Ndaj dhe zgjedhjet e lira, votën, do e rikthejnë vetëm ata të cilët betohen të përballen me këtë monstër të votës së lirë të shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco