Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Kërcënime për të votuar Agron Malajn, Berisha publikon audio regjistrimin: Njerëzit e Ballukut presion qytetarit

22:27, 21/05/2023
A+ Aa A-

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi një audio regjistrim në facebook, ku sipas tij denoncohet presioni që është kryer ndaj qytetarëve të Matit për të votuar Agron Malajn. Berisha shprehet se punonjësi i OST Sajmir Hysa, i cili është në vartësi të Ministres Belinda Balluku, i ka bërë presion 80-vjeçarit Arif Këputa në fshatin Bruç, duke e kërcënuar me jetë.

Syri tv

Publikohen të tjera të dhëna që dëshmojnë masakrën elektorale në të gjitha bashkitë e vendit. Këtë të dielë, Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi një audio regjistrim në facebook, ku sipas tij tregohet presioni që është kryer ndaj qytetarëve të Matit për të votuar Agron Malajn. Berisha shprehet se punonjësi i OST Sajmir Hysa, i cili është në vartësi të Ministres Belinda Balluku, i ka bërë presion 80-vjeçarit Arif Këputa në fshatin Bruç, duke e kërcënuar me jetë, në mënyrë që ai dhe bashkëshortja të votojnë për Agron Malajn.

Kush ka ardhur ty me të takuar sot?

Jo me të takuar…

Po çfarë?

A ka turp më të madh, se janë njerëz që i kemi këtu…

Kush janë ato?

Dy pleq që jemi këtu, o na ke dhënë votën thanë. Se unë kam një makinë blu, për zemër, për diabet, tension, do dalim ta zejmë rrugën po s`na dhe votën.

Mirë, kush ishin këto?

Ferit Neziri, a është inxhinier andej nga Ulza..

Po tjetër?

Sajmir Hysa..

Sajmir Hysa ai që punon inxhinier…

Unë jo se jam demokratë, po kam lindur dhe du të drejta, jam njeri mbi të gjitha…

Po si të thanë ato?

Më thanë, o ke me dhënë votën o do të bëjmë copë-copë…Këto të vijnë në shtëpinë time, të bëjnë presion, më keq nuk e kam ndjerë veten..

Siç dëgjohet nga biseda e të moshuarit Arif Këputa, njerëz të veshur me pushtet, i kanë shkuar në banesë dhe i kanë bërë presion për votën, duke e kërcënuar dhe me jetë, duke i kërkuar mbështetjen për kryebashkiakun e Matit, Agron Malajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco