VIDEO-SYRI TV/ Denoncimi i PD: Shkelje dhe manipulime në procesin zgjedhor në Elbasan

16:05, 21/05/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka vijuar denoncimet e shkeljeve  të procesit zgjedhor në Elbasan. Kryetari I KZAZ nr 47, Anton Prekaj deklaroi se u  është kërkuar të plotësojnë tabela  me rezultate të ndryshme nga ato që Pajisjet e Votimit kanë printuar.

Nga SYRI TV

Partia Demokratike, denoncoi të tjera raste që provojnë shkeljet dhe manipulimin e procesit zgjedhor, këtë herë me votimin dhe numërimin elektronik në Elbasan.

Në një deklaratë për media, kryetar i KZAZ, numër 47 në Elbasan, Anton Prekaj deklaroi se në këtë KZAZ janë dorëzuar 72 pajisje elektronike të votimit dhe numërimit pa vulë sigurie, një shkelje e rëndë që është pasqyruar edhe në proces verbalet e dorëzuara në KQZ.

Ai deklaroi se u është kërkuar që të plotësojnë tabela me rezultate të tjera nga ato që janë printuar dhe certifikuar në 2 qendra votimi. 

Prekaj u shpreh se këto  praktika të dyshimta, vënë në pikëpyetje të gjithë procesin dhe ngrenë dyshime për devijim dhe manipulim të rezultatit zgjedhor në Bashkinë Elbasan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco