VIDEO/ Ceremonia e hapjes së ‘Defender Europe 23’, stërvitja më e madhe e NATO në Ballkan

VIDEO/ Ceremonia e hapjes së ‘Defender Europe 23’, stërvitja më e madhe e NATO në Ballkan

12:33, 21/05/2023
A+ Aa A-

Në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë ka nisur zyrtarisht ceremonia e hapjes së ‘Defender Europe 23’.

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) tashmë kanë vendosur pajisjet ushtarake, ku qytetarët mund të shohin nga afër këto pajisje.

Theksojmë se nga data 21 maj deri më 2 qershor, Kosova do të jetë mikëpritëse e stërvitjes ushtarake më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, ‘Defender Europe 23’, me ç’rast do të vlerësohen kapacitet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e po ashtu do të tregojnë shkallën e ndërveprueshmërisë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere.

Në këtë ceremoni, marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ambasadori amerikan Jeff Hovenier dhe shumë të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco