Meta: Revolta e Spaçit theu mitin e paprekshmërisë së regjimit komunist

Meta: Revolta e Spaçit theu mitin e paprekshmërisë së regjimit komunist

10:24, 21/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka rikujtuar Revoltën e Spaçit nga të burgosurit politik të regjimit komunist.

Meta është shprehur se akti vetëmohues i zemërluanëve martirë të Spaçit  thyen mitin e paprekshmërisë së regjimit.

Postimi:

Sot është një ditë kujtese, nderimi por edhe reflektimi!

Revolta e Spaçit, 50 vite më parë, është shenjuar në memorien kombëtare si simbol i shpirtit të pamposhtur, guximit njerëzor dhe sakrificës më sublime në mbrojtje të lirisë, demokracisë, shtetit ligjor dhe dinjitetit njerëzor.

Akti vetëmohues i zemërluanëve martirë të Spaçit që thyen mitin e paprekshmërisë së regjimit ishte shkreptima që ndriçoi në errësirën e kohës egërsinë e shtetit totalitar dhe që frymëzon në çdo epokë përpjekjet dhe qëndresën për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë!

Kurrë më shqiptarët nuk do të pranojnë rikthim në diktaturë! Liria fitohet, nuk dhurohet!   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco