SYRI TV/ Deputetët, rezerva për rritjen e pagave, Ibrahimaj: Kemi shqetësim për nivelin e pensioneve

13:51, 19/05/2023
A+ Aa A-

Mazhoranca dhe opozita në komisionin e ligjeve bashkuan votat për të miratuar projektligjin për rritjen e pagave, megjithëse  deputetët  kishin rezerva dhe kritika për ligjin. Deputeti Saimir Korreshi e cilësoi të pamjaftueshme këtë rritje,  duke kërkuar edhe rishikimin e pensioneve, ndërsa  deputeti socialist Fatmir Xhafaj,  deklaroi se ligji prish hierarkinë e pagave. 

Nga SYRI TV

Pas nisjes së punimeve të Kuvendit, me përfundimin e fushatës zgjedhore, Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin për rritjen e pagave, të propozuar nga qeveria me pompozitet si një rritje e mirëfilltë, por deputetët kanë nxjerrë në pah se ky ligj nuk ka efekte reale të qytetarët dhe nuk mjafton. Për projektligjin që u prezantua nga ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, pati kritika edhe nga vetë socialistët.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ngriti shqetësimin edhe për pensionet e ulëta, por Ministrja e Financave deklaroi se qeveria nuk ka në plan të afërt të bëjë rritje pensionesh. 

Ndërsa ligji për rritjen e pagave pritet të miratohet në Kuvend  javën e ardhshme, ishte vetë deputeti  socialist Fatmir Xhafaj që hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama se ligji u bllokua për më shumë se një muaj,  nga deputetët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco