Harxhi: Pa u larguar Rama nga pushteti, është e kotë të hyjmë në zgjedhje përsëri

12:57, 19/05/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin e mëngjesit në Kafe Shqeto Syri Tv ishte anëtarja e kryesisë, Edith Harxhi.

Harxhi është shprehur se kjo situatë nuk ndryshon pa u larguar nga pushteti Rama pasi është fajtori i shkatërrimit të shtetit demokratik në Shqipëri.

"Në qoftëse kjo situatë nuk ndryshon me largimin Ramës nga pushteti është e kotë që të futemi në një palë zgjedhje të tjera të cilat do të përfundojnë po njësoj. Shqipëria nuk mund të demokratizohet brenda 2 viteve nga i njëjti pushtet dhe njeri që e ka demokratizuar.

Mendoj se ka një elektorat gri që duhet ti përqasemi ndryshe dhe duhet të hapim që të afrojmë këto qytetarë që nuk janë të përfshirë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco