Murrizi: Në 14 maj votuan vetëm 30% e shqiptarëve, 300 mijë më pak se në 2021

21:23, 18/05/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Myslym Murrizi ka deklaruar se të dielën votuan vetëm 30% e 3.8 milionë shqiptarëve me të drejtë vote.

I ftuar në “Çim Peka Live”Syri TV Murrizi shprehet se në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 2021, janë 300 mijë vota më pak. 

Ai shtoi gjithashtu se edhe votat e pavlefshme janë të konsiderueshme, rreth 100 mijë. 

“Ju ndoshta nuk i quani votat e pavlefshme por unë i kam vuajtur në kurriz. Janë rreth 100 mijë vota të pavlefshme. Janë shqiptarë që shkuan të votojnë por që nuk ia qëlluan dot ose që ia nxorën në numërim të pavlefshëm. Kjo do parë, sa nga sistemi TIMS janë larguar në këto dy vite për të nxjerrë atë që falënderoi Rama, sa nga ata ndenjën në shtëpi falë mosbesimit, ofrimit të një pazarit të mirë nga pushteti që ‘më jep kartën dhe rri në shtëpi sepse nuk kam besim po më shkove në kuti të votimit’, presionet që po të lënë pa një çati apo një vend pune që ‘e di që je i djathtë po mos hajde’ në kompleks. Pra, është një numër jo i vogël. Nga 3.8 milionë votues që ka Shqipëria kanë votuar 1 milion e 300 mijë shqiptarë në total, i bie gati 30%, jo sa e nxjerrin këta”, tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco