Nunaj: Zgjedhjet sollën rënien e euros në vend

17:49, 18/05/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV me moderatoren Armela Ferko ishte ekspertja e ekonomisë,Teuta Nunaj.

Nunaj është shprehur se monedha e eurs ka rënë si pasojë e implementimit të sasive të mëdha të monedhës për shkak të zgjedhjeve në vend.

"Nëse ne do të flasim në tërësi për zhvlerësimin e monedhës së euros dhe forcimin e lekut në do të analizojmë dy faktorë që janë faktorët e brendshëm dhe faktorët e jashtëm. Si faktorë të jashtëm do të klasifikojmë vetë forcimin e monedhës kryesore të dollarit kundrejt euros.

Ky është një faktor i cili ka ndikim edhe pse nuk e prek drejtpërdrejtë Shqipërinë. Faktorët kryesor të brendshëm që ka rënë euro është informaliteti pasi rreth 25% e parasë që qarkullon në Shqipëri është jashtë sistem,it bankar. Kjo është një situatë se në 10 vitet e fundit në vend kemi një qarkullim të parasë së huaj informate në vend.

Sezonet ku ka lëvizje të euros si pushimet dhe fundviti ka një ndikim të shpejtë në monedhën. Monedha evropiane siç pati një rënie shumë të thellë në ditët përpara zgjedhjeve ashtu kishte dhe një ngritje të madhe. Sasia e parasë e cila është përdorur në fushatën zgjedhore është shumë  madhe dhe ka sjellë dhe rënien e euros."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco