Ekonomisti Vjoldi Danaj i ftuar në emisionin Kendi i Pano Sokos në Syri TV ka rreshtuar arsyet se përse euro ra në një nivel më të ulët historik.
Danaj është shprehur se arsyeja kryesore e uljes së e euros në treg është si pasojë e zgjedhjeve dhe injektimi i monedhës në vend.
"Shpjegimi që mund ti japim rënies së euros unë e lidh shumë me zgjedhjet lokale në vend, ne patëm një qarkullim të monedhës euro në treg të shumtë jashtë kanaleve ligjorë. Nga ana tjetër pas mbarimit të zgjedhjeve kush i përdori eurot i thyu pasi kishin nevojë emergjente për para, dhe tashmë pas zgjedhjeve kjo sasi nuk po injektohej në treg dhe euro fitoi dy ose tre pikë në %.
Nëse ne mund të marrim për bazë ndërtimin që vazhdon të qëndrojë ajo lavatricja e madhe e pastrimit të parave nuk është se dy ditë pas zgjedhjeve u vendos në shina dhe Banka Shqiptare e vendosi në kontroll.
Sot sipas BSH kursi ishte 1.13 kursi me lekun do të thotë se është rritur pasi përfunduar zgjedhjet dhe tashmë do të vazhdojë me normalitetin e saj që ishte më para por pasi të vijnë turistët në sezonin veror do të ulet pak sepse monedha euro do të injektohet më shumë në treg."
© SYRI.net