SYRI TV/ Berisha: Nuk ka zgjedhje me Ramën, opozita e paasgjësueshme

16:11, 17/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi me fakte se si Edi Rama manipuloi procesin zgjedhor duke blerë votat e duke deformuar vullnetin e shqiptarëve në datën 14 maj. Sipas Berishës përballë asgjësimit të procesit nga kryeministri, opozita dëshmoi se është e paasgjësueshme dhe mbi 500 mijë shqiptarë votuan për të. Sali Berisha deklaroi se këto zgjedhje u blenë duke përdorur qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve, ndërsa theksoi se në vijim do të publikojë prova që i faktojnë këtë farsë elektorale.

SYRI TV

Lideri i opozitë Sali Berisha ka denoncuar me fakte tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve ne 14 maj nga qeveria socialiste në bashkitë e vendit. Nga selia blu, Berisha deklaroi se blerja  votave të qytetarëve, nisi me vendimet e mazhorancës për pagat, futjen në mënyrë korruptive në skemën e pensioneve dhe ndihmës eknomike mijëra qytetarë.

Berisha u shpreh se se një votë u ble nga mazhoranca socialiste deri në 500 euro, kjo sipas tij solli edhe uljen e euros në këmbim me lekun.

Referuar rezultatit të zgjedhjeve, kreu demokrat deklaroi se opozita dëshmoi se është  e paasgjesueshme, si dhe bëri me dijen numrin e ulët të votuesëve për shkak të emigrimit masiv.

Sali Berisha teksa deklaroi se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, theksoi se do të vijojë të mbrojë votën e shqiptarëve.

Berisha paralajmëroi se do të nxjerrë fakte të reja për manipulimet e bëra nga mazhornaca socialiste, si dhe shtoi se në Partinë Demokratike do të ketë një analizë të plotë për rezultatin e zgjedhjeve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco