SYRI TV/ Berisha takon Metën në selinë e PD, kreu i PL: Rama me bandat shkatërroi procesin

15:13, 17/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kreu i PL, Ilir Meta zhvilluan këtë të mërkurë një takim kokë më kokë në selinë blu, me në fokus  rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit.  Meta e cilësoi procesin si një masakër elektorale të Edi Ramës në bashkëpunim me bandat, ndërsa paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar dhe kontestim të zgjedhjeve

SYRI TV

Dy ditë pas shpalljes së rezultateve të zgjdhjeve lokale të 14 majit,  kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta  zhvilloi një takim kokë më kokë për 1 orë e 30 minuta  liderin e opozitës Sali Berishën në selinë blu. Fokusin e diskutimeve e zbardhi ish Presidenti Meta gjatë një pronconcimi me gazetarët, nga ku akuzoi Ramën se shkatërroi procesin zgjedhor. Ai paralajmëroi kontestim ligjor të zgjedhjeve dhe përshkallëzim të aksionit opozitar

Meta  deklaroi se opozita nuk do të dorëzohet para narkoshtetit, ndërsa shtoi se me përfaësuesit e saj në këshillat bashkiak të zgjedhurit e Ramës për pushtetin vendor, nuk do të vjedhin me të qetë.

Kreu i PL, deklaroi se me faktet e dokumentuara për masakrën zgjedhore do të njihen edhe ndërkombëtarët  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco