Mustafaj: Dashakeq të opozitës po mundohen të deligjitimojnë çfarë ka ndodhur prej një viti e gjysmë me Rithemelimin

13:54, 17/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi denoncoi praktikat e përdorura nga kundërshtari I tij si dhe qeveria socialiste, të cilët sollën tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve në garën e 14 majit.

Andi Mustafaj, drejtuesi i departamentit 'Brain Gain' në Partinë Demokratike i ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, u shpreh se përpara se të niset një reflektim të nevojshëm ne duhet kuptuar çfarë po tentohet të shkatërrohet sot nga këto zgjedhje. Mustafaraj u shpreh gjithashtu se shumë dashakeq të opozitës po tentojnë që me një gur të vrasin dy zogj dhe po mundohen të deligjitimojnë tërësisht çfarë ka ndodhur prej një viti e gjysmë me Partinë Demokratike të Rithemelimit

Besoj se duhet të kemi kujdes të marrim një hap pas dhe të marrim frymë që të mos mbytemi të mos shurdhohemi nga zhurma e madhe që tenton të bëhet, sepse zhurma që tenton të bëhet shkon përtej thjeshtë zgjedhjeve. Përpara se të nisim një reflektim të nevojshëm ne duhet të kuptojmë çfarë po tentohet të shkatërrohet sot nga këto zgjedhje. Po të shikoni në rrjet, por dhe më gjerë, propaganda e Rilindjes dhe persona që i cilësoj dashakeq të opozitës po tentojnë që me një gur të vrasin dy zogj dhe po mundohen të deligjitimojnë tërësisht çfarë ka ndodhur prej një viti e gjysmë me Partinë Demokratike të Rithemelimit, dhe është përgjegjësia jonë që ta kuptojnë këtë gjë dhe ta luftojmë.

Çfarë ka ndodhur prej një viti e gjysmë nuk zhbëhet, demokratët duhet ta dinë se beteja e ishte e drejta, dhe vjedhja e këtyre zgjedhjeve nuk e ndryshon një fakt të tillë. Mbrojtja që ju bë nga njerëzit parimor zotit Berisha ishte gjëja e duhur se askush nuk mund të dënohet pa prova kundre tij. Fakti që i rivesuam Foltoren, Foltorja ishte gjëja më e bukur dhe interesante që i ka ndodhur politikës në 10 vitet e fundit. Ishin njerëzit që morën fatin e tyre në dorë dhe lëvizën, pra hoqën nga zyra një kryetar partie në detyrë. Primaret po ashtu ishin zgjedhja e duhur sepse ju dhanë më në fund mundësinë qytetarëve të zgjidhnin kandidatët e tyre, por ju dha edhe mundësinë çdokujt të kandidojë dhe duke kandiduar të tregojë vetën dhe vlerat e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco