'14 Maji, ushtrimi i fuqishëm i një pushteti monist'/ Sonila Meço: 500 mijë votat e opozitës duhen lexuar me kujdes

23:07, 16/05/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Sonila Meço skanoi në A Show me Adi Krastën në Syri Tv, zgjedhjet e 14 Majit. 

Ajo tha se pushteti ushtroi të gjithë fuqinë e tij në mënyrë që opozita të shkonte sa më e dobët në këto zgjedhje. 

Pavarësisht gjithë këtyre përpjekjeve, koalicioni opozitar ia doli që të marrë 500 mijë vota, të cilat sipas Meços duhen lexuar me kujdes. 

"Nuk u prit dita e zgjedhjeve për këtë, e kishin ndjekur në mënyrë kronologjike të gjithë përpjekjen e gjithëanshme, omnipotente, të ushtrimit të fuqishëm të një pushteti monist që ka në duar dhe institucionet e pavarura, me qëllim që opozita të shkonte sa më e dobët në këto zgjedhje. U bë gjithçka që është e mundur, u vu në lojë gjykata për të çuar në afate limit mundësinë e ndarjes së vulës, siglës, u rikthye çështja për gjykim, ajo qëndron në një formacion që nuk arrin dot të prezatohet si një forcë politike në zgjedhjet e 14 majit. U përdor KQZ, u përdor KAS. U përdorën mekanizma të tjerë që lejon Kodi Zgjedhor, por që në duart e njerëzve të cilët mazhoranca i kontrollon lehtësisht i hoqën mundësinë opozitës shqiptare të prezantohet qoftë me vulën, logon, emrin e liderit të saj, në një koalicion që përmban shenja të dukshme një opozitë që daton që nga viti 1990. U krijua e gjithë mundësia që të mos ketë burim financiar, koha televizive, komisionerët, numëruesit. E gjithë përpjekja ishte bërë që në krye të herës që të mos shkohej në mënyrë të barabartë. Ajo parti e cila nga pushteti dhe institucionet e pavarura u konsiderua si opozitë e emëruar, nuk arriti të merrte më shumë se 4% të votave. Ndërsa ajo opozitë tjetër që u sulmua në mënyrë të përqendruar për të mos patur asnjë mundësi të barabartë garimi, arriti 40% të votave. Sot kjo opozitë ka 500 mijë vota të cilat duhen lexuar me kujdes", tha Meço.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco