Sonila Meço: Opozita ka 40% të votave dhe 6 bashki, duhet reformë zgjedhore dhe territoriale

22:30, 16/05/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Sonila Meço tha në A Show me Adi Krastën se sistemi elektoral në Shqipëri prodhon ndarje jo proporcionale përfaqësimi mes të majtës dhe të djathtës. 

Ajo iu referua rezultatit që solli 14 Maji, ku opozita ka 40% të votave por që përkthehen vetëm në 7 bashki. 

Vendit i duhet një reformë territoriale dhe elektorale, tha Meço, por me një presion të jashtëzakonshëm ndaj ndërkombëtarëve.  

"Shoh një hartë mavi me 5-6 shenja blu, por di që edhe distanca midis forcave opozitare dhe atyre të mazhorancës është shumë herë më e vogël se ajo që paraqet harta. Dhe këtë e prodhon një shpërpjesëtim që e ka sistemi ynë elektoral. Pra, një reformë teritoriale, një ndarje qarqesh dhe bashkish, e cila një produkt prej 40% ta çon në vetëm 5-6 bashki. Këtu kërkohet reformë zgjedhore territoriale, por me një presion të jashtëzakonshëm ndaj ndërkombëtarëve. Glover e tha në raport paraprak. Ata që janë sot aktorët e 40-shit të jenë pjesë e presionit për ndërtimin e një presioni e një reforme me rregulla të gjithëpranuara ku arbitrat janë arbitra", tha Meço. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco