VIDEO/ Manjani: Shqipëria është kthyer përfundimisht në monizëm me një narkoshtet në krye

21:00, 16/05/2023
A+ Aa A-

Duke folur në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, juristi Ylli Manjani është shprehur se Shqipëria sot është kthyer në një monizëm.

Sipas Manjanit vendi sot ka një narkoshtet në krye.

‘Unë dua që Shqipërisë së sotme ti vendosim një emër dhe jemi tashmë me monizëm të legalizuar. Shqipëria është kthyer përfundimisht në monizëm. Nuk është monizëm i tipit të Enver Hoxhës, por mund të bëhet.

Shqipëria  është sot një monizëm me një narkoshtet në krye. Republika e Shqipërisë ngjan më shumë me Kolumbinë, Venezuelës, Salvadorin, këto vendet e Amerikës Latine dhe çuditërisht edhe atje gjendet gjithmonë një amerikan që i mbështet. Duam s’duam ne, kjo këtë emër ka.

Të thuash në këtë çast se faji është i këtij apo atij, kjo është më e thjeshta. Sot dhe gjithë ditën na intereson të lexojmë Shqipërinë njëherë dhe Shqipëria e sotme është komuniste. Ka një nukël komunistësh të rinj në krye, është një molepsje e pushtetit me narkotrafikun, me para krimi, me ekonomi që sundohet nga kjo klikë dhe nuk ka ardhur sot.

Vendimi i popullit shqiptar ka ardhur në vite, është vendim i popullit shqiptar dhe unë kam respekt për vendimin e popullit edhe kur s’më pëlqen’, u shpreh ndër të tjera Ylli Manjani në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku17/05/2023 07:16

Nuk i heq asnje presje, shkrimit te z. Ylli Manjani, po keshtu edhe analizes se z. Agim Nesho, mbi zgjedhjet e 14 Majit. Ne keto zgjedhje langojte e pushtetit u leshuan me ne furi te papare, sa qe i sollen padronit jo vetem gjahun e vrare, por edhe ate te pavrare te mbytur me dhembet e tyre. ( Shkoder locja, Elbasani,Durresi, qytet europian, i mbytur nga udheheqja rama-dako-sako). Ky pushtet mund ti merrte te gjitha bashkite, por mbasi u sigurua muaj me pare per fitoren ne qytetet kryesore, u deh nga suksesi, i" MERITUAR"! E them kete per ata palo analiste dhe ata palo juriste, qe edhe ata te dehur nga fitorja e pushtetit, mezi priten rastin te sulmojne Dr. Berishen, per hakmarrjet e tyre te vjetra. Perse keta palo asgje, nuk ngrene zerin dhe te ulerijne, per ato qe shkruan z. Nesho ( Deformimi dhe moslejimi i zgjedhjeve te ndershme dhe te lira, votimet nga administrata publike e sterfryre, mohimi i emrit, logos, numeruesve, financimeve, bandat kercenuese, dhenia e parave te papara per blerjen e votave dhe shume e shume shkelje te tjera). JO, KY NUK ESHTE FAJI I Z. BERISHA DHE I DEMOKRATEVE, ATA JANE HERONJ, QE I REZISTUAN KETIJ KETIJ REGJIMI DIKTATORIAL, SA TE FSHEHTE, DHE PO AQ DJALLEZOR !! DHE NE VEND QE TE HAKMERREN PER FRUSTRACIONET E TYRE NDAJ Z. BERISHA, TI ULERIJNE PERFAQESUESVE NDERKOMBETARE, QE JANE BERE NJE ME KETE REGJIM!( nuk e dime per interesa personale osé kombetare). Demokratet e gjithe Shqiperise, si edhe socialiste e ndershem treguan edhe njehere me voten e tyre, se nuk nenshtrohen kollaj, sado gjakatar, korruptues, i poshter, djallezor, qofte pushteti diktatorial! Historia na ka mesuar se jeta eshte lufta e vazhdueshme ne mes TE MIRES DHE TE KEQES DHE QE E MIRA DO TE TRIUMFOJE !!! FALEMNDERIT NGA ZEMRA ATYRE DEMOKRATEVE, BURRA DHE GRA, QE NUK E LESHUAN SHQIPERINE DHE POPULLIN SHQIPTAR! Eshte kollaj te derdellisesh dhe te shpalosesh demek zgjuaresine, nga studjot televizive. Na e tregoni me shembullin tuaj ne terren. BANE !!!!!!!

Shto koment

Denonco