Berisha: Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë nga bandat e Ramës, Sali Berisha nuk tërhiqet kurrë para krimit

Berisha: Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë nga bandat e Ramës, Sali Berisha nuk tërhiqet kurrë para krimit

14:01, 16/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi gjatë konferencës për shtyp edhe rezultatin zgjedhor në Shkodër.

“Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë.

Të gjitha pollet e kundërshtarëve tanë, por dhe tonat, e nxirrnin Bardh Spahinë 14 gjer në 16 pikë përpara.

Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin pa pasqyrë. Unë kurrë nuk tërhiqem para bandat të krimit shtetëror dhe joshtetëror.

Shkodra është shembulli më i shëmtuar, në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës. 

Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe jam i bindur se qytetarët e Shkodrës, zgjedhën e krimit, pushtetin e krimit, nuk do ta pranojnë. Kjo është përgjigjia ime për ju,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco