Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmijë tjetër i mbytur

Kryebashkiaku i Pukës, Dodaj: Administrata dhe shteti ishin vënë në funksion të blerjes së votës

Kryebashkiaku i Pukës, Dodaj: Administrata dhe shteti ishin vënë në funksion të blerjes së votës

21:44, 15/05/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i ri i Pukës, Rrok Dodaj i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV është shprehur se, beteja për votën ka qenë e vështirë pasi përballë kishin një makineri shtetërore që ishte vënë në funksion të blerjes së votës.

‘Është e kuptueshme që fushata nuk ishte e lehtë për tu bërë, me një makineri shteti, me një administratë që ishte vënë në funksion të dhunimit të votës së lirë.

Komplet administrata e bashkisë me administratorë, me punonjës të shtetit, me këshilltarë, me patronazhista kanë qenë në dispozicion të blerjes së votës.

E kemi treguar me fakte konkrete blerjen e votës në Pukë’, tha Rrok Dodaj në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco