Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

'Zgjedhjet, jo konkurruese'/ Ilda Zhulali: Partia në pushtet nuk donte ekzistencën e opozitës

21:04, 15/05/2023
A+ Aa A-

Drejtuesja e fushatës së Belind Këlliçit, Ilda Zhulali u shpreh në Task Force me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, se zgjedhjet e 14 Majit ishin gjithçka, por jo konkurruese. 

Zhulali tha se mazhoranca përdori çdo gjë që i jep pushteti për të goditur opozitën me qëllim mosekzistencën e saj. 

"Ajo që do ta përmblidhte më mirë gjithë këtë që ka ndodhur, është ajo që e ka quajtur Glover e ODIHR që monitoroi fushatën, që tha ne duhet të shikojmë të gjithë ciklin zgjedhor. Duhet parë çfarë ka ndodhur përpara fillimit të fushatës, gjatë fushatës dhe ditën e zgjedhjeve. Zgjedhjet nuk vidhen ditën e votimit. Ne nuk prisnim të ndodhte hataja ditën e votimit, por ndodhi ajo që të gjithë e dinim që të gjitha ato pajisje që janë harxhuar miliona euro nuk funksiononin, një shpërdorim i burimeve financiare të shtetit. Në këtë cikël zgjedhor kemi parë çdo gjë të mundshme që mund të bëjë një parti në pushtet për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. Fillon me pamundësinë e zgjedhësit për të marrë vendim. Nëse do kishim konkurs idesh, programesh, figurash që i prezantohen shqiptarëve, atëherë kemi konkurs zgjedhjesh. Por njëra palë përdor çdo gjë që ia jep pushteti kundrejt një pale që është krejtësisht jashtë çdo lloj institucioni, jop vetëm që nuk është pjesëmarrëse në institucione, por nga këto institucione është bërë çdo gjë për ta gjymtuar deri në pikën e mosekzistencës së saj. Ndaj këto zgjedhje mund të jenë çdo gjë, por jo konkurruese", tha Zhulali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco