VIDEO-SYRI TV/ Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ triumf në Mirditë, Mëlyshi: Tani punojmë për qytetin

17:38, 15/05/2023
A+ Aa A-

Me më shumë se 1200 vota diferencë, kandidati i opozitës Albert Mëlyshi u shpall fitues në garën për bashkinë Mirditë. Mëlyshi mundi rivalin socialist, Ndrec Deda, duke rikthyer drejtimin e demokratëve në bashki pas 12 vjetësh. Pas fitores Mëlyshi tha se do të punojë për qytetarët, ndërsa këta të fundit u shprehën se refuzuan korrupsionin e votës.

Nga SYRI TV

Kështu e pritën qytetarët e Mirditës, fitoren e djalit të tyre Albert Mëlyshi, i cili rikthen këtë bashki nën drejtimin e demokratëve pas 12 vjetësh. Fitorja e Mëlyshit është pritur me entuziazëm nga mirditorët, të cilët kanë festuar në rrugët e qytetit për triumfin në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Albert Mëlyshi, ka fituar bindshëm këtë bashki përballë kandidatit tjetër Ndrec Dedaj, duke arritur një fitore të rëndësishme në një nga tre bashkitë e qarkut të Lezhës.

Albert Mëlyshi, në fjalën e tij të parë për mediat, falënderoi të gjithë qytetarët duke u shprehur se fitorja u dedikohet atyre dhe tashmë do të punojë për ta.

Qytetarët janë shprehur se kishin kohë që kërkonin ndryshim, ndërsa theksuan se fitorja erdhi pasi në këtë bashki u refuzua korruptimi për votën.

Albert Mëlyshi u shpall fitues përballë Ndrec Dedës me një diferencë prej rreth 11 përqind të votave, apo me gati 1200 vota më shumë në këtë bashki.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco