Zgjedhjet/ PE: Prezenca e njerëzve në QV ishte intimiduese, fushata la në hije kandidatët

Zgjedhjet/ PE: Prezenca e njerëzve në QV ishte intimiduese, fushata la në hije kandidatët

15:52, 15/05/2023
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i Parlamentit Evropian, Stewart Dickson dha sot një panoramë të mënyrës sesi u mbajtën zgjedhjet vendore në përputhje me standardet e BE-së.

Dickson u ndal edhe tek aspirate e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në UNION ndërsa edhe ai njëjtë si monitoruesja e OSBE-së, Glover fushata u përqendrua tek drejtuesit politik dhe jo tek kandidatët, gjë që edhe PE e theksoi si të domosdoshme apo si mungesë të këtyre zgjedhjeve. Sidoqoftë, procesi pati një qetësi në tërësi.

Një pikë tjetër ku përfaqësuesi i PE-së u ndal ishte dhe tek prania e shumtë e njerëzve jashtë QV të cilët kishin gjithsesi një ndjenjë intimidimi tek votuesit.

“Ne erdhëm këtu si pjesë e OSBE dhe ju tërheq vëmendjen se nuk është diçka e zakonshme që të bëjmë vëzhgime të zgjedhjeve vendore. Dhe ne e shohim Shqipërinë si vend aspirues dhe me potencial. U gëzuam që opozita mori pjesë në këto zgjedhje pavarësisht që pati një mungesë fushe loje në fushatë. Ndërkohë që vërejtje një dëshirë për ndryshim, por temat vendore nuk ishin kryefjalë e kësaj fushate.

Përballja e drejtuesve të politikës la në hije kandidatët. Gjithashtu duhet një frymë e re me të rinj. PE vuri re gjithashtu, pajisjen e id elektronik që jo gjithnjë funksionuan. Vëzhguesit panë edhe shumë njerëz jashtë qendrave të votimit që mund të quhej intimiduese. Megjithatë, duhej thelluar në çështjet vendore, kushte më të mëdha jetese, largimit e trurit nga vendi programet etj.”- tha Dickson.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco