VIDEO/ Raporti i ODIHR/ Glover: Shqetësuese raportimet për blerje votash dhe presioni mbi administratën

15:26, 15/05/2023
A+ Aa A-

Audrey Glover, kryetarja e misionit të vëzhguesve të ODIHR-it me përfaqësuesit e KiE dhe PE në një deklaratë për mediat ka paraqitur raportin paraprak të zgjedhjeve të 14 Majit.

Në raport sipas Gloverit, thuhet se KQZ e organizoi punën në mënyrë transparente. Në përgjithësi ishin zgjedhjeve paqësore, por pati ndikim nga partitë dhe votim në grup.

Glover raporton se ka pasur pretendime për blerje votash, të cilat kanë qenë shqetësuese.

Kujtojmë se ODIHR do të përgatisë një raport përfundimtar, i cili do të publikohet në javët në vazhdim.

Sipas Glover, “procesi ishte i polarizuar nga partitë kryesore dhe ndarja e thellë mes opozitës”.

“Nuk u shfaqën në fushatë çështje me rëndësi për komunitetet”.

Sipas Glover, “shqetësuese ishte përdorimi i burime publike, presioni”.

“Komisionet u ndikuan negativisht nga zëvendësimi i minutave të fundit”.

Një problematike tjetër , sipas Glover, “ishte mos plotësimi i komisioneve me komisionerë”.

“Kandidatët nuk zhvilluan debate me njëri tjetrin,  por përdorën rrjetet sociale”.

“Shqetësimi ynë më i madh, sipas Glover, është presioni mbi administratën publike”.

“Zgjedhësit nuk bënë dot zgjedhje lokale”. “U ndikuan nga retorika e politikës kombëtare”, tha ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco