Berisha: Dënoj dhunën mbi komisionerin në Kurbin, u bëj thirrje të vazhdojnë detyrën me përkushtim

Berisha: Dënoj dhunën mbi komisionerin në Kurbin, u bëj thirrje të vazhdojnë detyrën me përkushtim

13:39, 15/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha dënoi dhunën e ushtruar mbi një komisioner të opozitës në Kurbin.

Ndërkohë ai u bëri thirrje komisionerëve të tjerë që të vazhdojnë punën e tyre me përkushtim.

“Jam këtu gjithashtu për t’i bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve të opozitës në komisionet e numërimit, të vazhdojnë me përkushtim detyrën e tyre, pasi është në parimin dhe qëndrimin tonë të bëjmë gjithçka për të mbrojtur votën e qytetarëve shqiptarë.

Së fundmi, dënoj me forcë dhunën e përdorur në Kurbin ndaj një komisionari për faktin e vetëm se duan me çdo kusht të diktojnë, të ndryshojnë rezultatin në këtë bashki siç kanë bërë në shumicën e bashkive të vendit.

Shpreh solidaritetin tim me komisionerin, Ismail Ismaili dhe të gjithë komisionerët e tjerë që në kushte terrori, po përmbushin detyrimet e tyre,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco