VIDEO/ Kryebashkiaku i ardhshëm i Mirditës: Jam i bindur që do t'ia dalim!

12:28, 15/05/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i ardhshëm i Mirditës, Albert Mëlyshi, kandidati fitues i koalicionit “Bashkë fitojmë” ka folur për SYRI TV në kulmin e entuziazmit me të cilin po e rrethonin mbështetësit e tij nën thirrjet “Berti, Berti”. I pyetur se si ndihet sot, si e vlerëson këtë fitore për opozitën, Mëlyshi tha”

“Sigurisht që ndihem mirë, por ndiej që kemi marrë përgjegjësi të mëdha mbi supe për të drejtuar Mirditën. Jam i bindur që bashkë me mirditorët dhe të gjtihë ata që e duan Mirditën, jam i bindur që do t’ia arrijmë dhe do t’ia dalim që ta drejtojmë në rrugën e duhur, në rrugën që kanë nevojë mirditorët për t’u kthyer atyre pushtetin lokal.

Kjo është një fitore e rëndësishme për opozitën, pasi prej vitesh Mirdita është qeverisur keq dhe dukej nevoja emergjente për ta ndryshuar qeverisjen lokale. Kjo që ndodhi ishte fitorja e opozitës.

Do të fillojmë punën me çdo nevojë që ka Mirdita në pushtetin lokal, në institucionet e bashkisë dhe patjetër punonjësit e bashkisë, që do të jenë në shërbim të çdo mirditori dhe halleve të tyre.”

I pyetur a e ka pasur të vështirë fitoren në zonë, Mëlyshi tha se në fakt nuk e kishte pasur të vështirë për vetë faktin se mirditorët e kishin pritur kudo, ishte takuar me ta, biseduar me ta gjatë këtyre muajve të fushatës elektorale dhe ndihej se kishin nevojë për ta ndryshuar pushtetin lokal.”

Intervista me z. Mëlyshi ishte e pamundur të zhvillohej më tej për shkak të thirrjeve të mbështetësve që e kishin rrethuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco