Mirditorët nuk e njohin nënshtrimin.....

Mirditorët nuk e njohin nënshtrimin.....

12:01, 15/05/2023
A+ Aa A-

Tre djem nga familjet më të fisme dhe me kontribute të trevës Mirditës dhe me gjerë, me 14 maj sfiduan me guxim 'Modelin 184"dhe mbrojtën dinjitetin e votuesve dhe bashkëqytetarëve  të tyre.

Albert Melyshi në Mirditë, Hil Curri në Fushë Arrëz  dhe Rrok Dodaj  në Pukë,  kandidatë të koalicionit të djathtë  "Bashkë Fitojmë" morën votëbesimin e qytetarëve të tyre  për të drejtuar bashkitë  me të vetmet armë që kishin, integritetin dhe fjalën e dhënë. 

Djegia e posterave elektoral denigrues në 'Rrugën e Kombit" si të ishin flamuj të Turqisë dhe refuzimi i tallavasë orientale ishin sinjale të qarta të mirditorëve për Edi Ramën dhe shpurën e tij. Në 1953 kur regjimi komunist u instalua në Mirditë,  për çdo 1 mijë banorë kishte 17 të pushkatuar, e mirditorët nuk harrojnë dhe as nuk falin, ata vijojnë të mbetën palcë e identitetit kombëtar dhe simbol i rezistencës  në emër të  vlerave të kombit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco