Rrok Dodaj reagon pas fitores në Pukë: Qytetarët ndëshkuan arrogancën

Rrok Dodaj reagon pas fitores në Pukë: Qytetarët ndëshkuan arrogancën

09:49, 15/05/2023
A+ Aa A-

Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” rrëmbeu Bashkinë e Pukës, ku Rrok Dodaj fitoi bindshëm ndaj Gjon Gjonajt të PS-së.

Dodaj ka reaguar në Facebook pas fitores, duke shkruar se qytetarët e Pukës ndëshkuan me votë arrogancën dhe triumfoi qytetaria.

Dodaj zotohet se do të jetë drejtuesi i pukjanëve pa dallime fetare, politike dhe krahinore.

POSTIMI I PLOTE

Të dashur qytetarë!

Në këtë ditë të shenjtë të triumfit të lirisë, të vlerave qytetare dhe dinjitetit njerëzor, më lejoni të shpreh me përuëlsi falënderimet e mia më të përzemërta për çdo votues,  i cili me vullnetin e plotë, shprehu besimin e palëkundur, se ne mundemi t’ia dalim për t‘i rikthyer Pukës shpresën dhe ardhmërinë e saj.

Nga sot, Puka dhe njësitë e saj, i dhanë vetes dimensionin kuptimplotë të lirisë, pasi ndëshkuan me votë arrogancën si model drejtues!

Sot ka fituar qytetaria, ka fituar dimensioni i njeriut të thjeshtë!

Zotohem se do jem drejtuesi i të gjithë pukjanëve, pa dallime politike, fetare dhe krahinore!

Fitorja është e juaja!

E gëzofshim bashkërisht!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco