EurActiv: ‘Bashkë Fitojmë’, opozita e vetme reale ndaj partisë në pushtet

EurActiv: ‘Bashkë Fitojmë’, opozita e vetme reale ndaj partisë në pushtet

09:36, 15/05/2023
A+ Aa A-

Agjencia e Brukselit, EurActiv, i bën jehonë rezultateve zgjedhore në Shqipëri.

“Edhe pse votat janë numëruar gjatë natës, vetëm një pjesë e vogël e bashkive kanë shpallur rezultatet e plota ose të pjesshme. Në kohën e këtij shkrimi, Partia Socialiste udhëhiqte në të gjitha bashkitë, përveç tetë bashkive, duke shënuar fitore të papritura dhe avantazh në bastionet e mëparshme të opozitës si Tropoja, Kukësi dhe Dibra në veri.

Në kryeqytetin e vendit, kandidati socialist dhe kryebashkiaku në detyrë, Erion Veliaj duket se do të fitojë një mandat të tretë, duke lënë pas dukshëm kandidatët e opozitës.

Partia Socialiste kryeson edhe në zona kyçe si Durrësi, Vlora, Korça, Gjirokastra dhe Fieri.

Partia Demokratike, e cila vuan nga një ndarje e thellë në bazën e votuesve dhe e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, duket se ka përjetuar një disfatë të konsiderueshme, duke regjistruar performanca njëshifrore në shumë bashki, të ngjashme me partitë më të vogla të pavarura.

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ duket se do marrë një numër vendesh, duke u prezantua si e vetmja opozitë reale ndaj partisë në pushtet,” shkruan agjencia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilir15/05/2023 09:59

Rama con bandat ne koçove dhe himarë...duhet tu marrim me sezben i ka thëne.

Shto koment

Denonco