Kryesimi i PS në Kamëz, Mustafaj: Anormale, të gjithë shqiptarët e dinë mbështetjen e PD aty

Kryesimi i PS në Kamëz, Mustafaj: Anormale, të gjithë shqiptarët e dinë mbështetjen e PD aty

01:24, 15/05/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi i departamentit ‘Brain Gain’ në Partinë Demokratike Andi Mustafaj është shprehur se rezultati i procesit të votimit elektronik në Kamëz surprizon në skepticizëm të gjithë qytetarët shqiptar.

Mustafaj shprehet se kryesimi i Partisë Socialise është anormal pasi në krahasim me mbështetjen e Partisë Demokratike vitin 2021 është një diferencë tepër e madhe.

“Kamza është një surprizë për çdo lloj personi që ka një farë llogjike matematikore sepse në matematikë kur ndodh një anomali statistike dhe ajo anomali studiohet, nuk pranohet. Nuk mund t’i kërkohet një personi që një anomalie të tillë të kalohet nga një diferencë kaq e madhe nga viti 2021 pro partisë demokratike, sot të opozitës së bashkuar. Një diferencë e tillë sot ta quajë diçka të besueshme dhe normale. Kjo anomali statistike përsëri  godet sistemin, godet të gjithë procesin zgjedhor  dhe lëndon qytetarët shqiptarë që shpresonin të gjenin një zgjidhje”, tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco