Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Ambasadorja e BE, Hohmann: Shfrytëzojeni të drejtë që keni për të zgjedhur!

Ambasadorja e BE, Hohmann: Shfrytëzojeni të drejtë që keni për të zgjedhur!

11:10, 14/05/2023
A+ Aa A-

Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann, e ka ndjekur sot procesin e votimit nga Elbasani. Ambasadorja u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të shfrytëzojni të drejtën që kanë për të zgjedhur. 

“Gjërat deri më tani kanë ecur pa probleme. Qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre për të hedhur votën. Dëshira ime për ditën e sotme është që sa më shumë zgjedhës të dalin dhe të shkojnë në qendrat e votimit që dita të vijojë kështu në mënyrë të paqshme. 

Shfrytëzojeni të drejtë që keni për të zgjedhur. Synimi objektiv nga këto zgjedhje është që të zgjidhet politika më e mirë që ju doni për qytetin. Jam shumë e lumtur që OSBE ka vendosur që të kishte edhe këtë herë në Shqipëri një ekip vëzhguesish. Para 10 ditësh OSBE nxori edhe raportin për gjetjet e deritanishme”, deklaroi Hohmann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco