VIDEO/ Mbështetësit e opozitës kapin furgonin me ushqime në Memaliaj, do ndaheshin për vota

23:10, 13/05/2023
A+ Aa A-

Një automjet furgon i ngarkuar plot me ushqime është ndaluar në Memaliaj këtë mbrëmje. 

Furgoni drejtohej nga njerëzit e kandidatit të PS. 

Kanë qenë mbështetësit e opozitës ata që kanë pikasur mjetin me ushqime të cilat do të shpërndaheshin për qytetarët në këmbim të votave të dielën. 

Furgoni është kapur në fshatin Toç të bashkisë Memaliaj. 

Në garën e të dielës për bashkinë Memaliaj janë përballë Albert Malaj i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" dhe Gjolek Guci i Partisë Socialiste. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco