SYRI TV/ ‘Mos voto’: SPAK hesht sërish ndaj kryebashkiakes së Roskovecit

10:14, 13/05/2023
A+ Aa A-

Emisioni ‘Piranjat’ transmetoi një tjetër përgjim tronditës të kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi. Edhe pse ajo kërcënon një qytetar që të mos votojë, SPAK nuk ka bërë asnjë lëvizje ndaj saj

SYRI TV

Një javë më parë në emisionin ‘Piranjat’ në Syri Televizion u transmetua audio-skandali i kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi me një sanitare shkolle, e cila vihej nën presion sepse kishte marrë pjesë në një miting të opozitës. Por skandalet me kryebashkiaken e Roskovecit dhe presionet e saj ndaj qytetarëve nuk kanë fund.

Në redaksinë e emisionit ‘Piranjat’ mbërriti një tjetër audio-përgjim, këtë radhë nga një qytetar me emrin Gazmend Borgji. Nga bisedat duket se kryetarja i ka kryer disa nevoja qytetarit, por ky nder duhet kthyer një ditë. Majlinda Bufi ushtron presione që lidhen me pjesëmarrjen e qytetarit në mitingjet e kundërshtarit të saj politik.

I vetmi shpëtim për këtë qytetar, sipas kryebashkiakes Bufi, është që të mos votojë.

Biseda vijon me kërcënime me tone më të ashpra nga ana e kryetares. Në një moment, qytetari duket se merr zemër dhe përmend një premtim të pambajtur, që duket se nuk i intereson shumë kryetares, e cila nis një tjetër valë sulmesh ndaj tij.

Në fund të bisedës, pasi e ka vënë në presion, kryetarja i bën edhe paralajmërimet e fundit qytetarit.

Në dalje qytetari përpiqet të ironizojë, por drejtoreshe Zegjine Çaushi, ia rikujton situatën dhe i jep këshillat e fundit.

Shkaku i gjithë këtij debati që ka nervozuar kryetaren, është kjo banesë ende e papërfunduar, e cila duket se u premtua që do të përfundohet nga bashkia, madje edhe u reklamua në rrjete sociale, por vazhdon prej dy vitesh të jetë pezull.

Pavarësisht se si është e vërteta për këtë banesë, pavarësisht nëse Gazmendi ka shkelur ose jo ligjin me ndërtimin e shtëpisë, Bufi shmanget dhe largohet duke mos dhënë asnjë shpjegim për presionet e bëra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco