Heshtje zgjedhore, Luçiano Boçi ulet me familjen e tij: Qendra e rëndesës, pika e forcës

Heshtje zgjedhore, Luçiano Boçi ulet me familjen e tij: Qendra e rëndesës, pika e forcës

09:13, 13/05/2023
A+ Aa A-

Në këtë ditë të heshtjes zgjedhore, Luçiano Boçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, ka vendosur të ulet me familjen e tij, atë që ai e quan qëndra e rëndesës dhe pika e forcës. Në fotot e publikuara mëngjesin e 13 majit në Fb, Boçi shkruan:

“Janë bërë javë që nuk kam pasur dot kohë fizike për t’u ulur me njerëzit e mi të zemrës. Në fakt familja ime sot ka përmasën e krejt Elbasanit. Por ashtu si pika e mbështetjes për Arkimedin, ata janë për mua qendra e rëndesës dhe pika e forcës. Ata janë për mua si irida për syrin: pika ku hyn drita. Dhe e ndjej për detyrim t’jua them këtë”, ka shënuar ai.

Image

Luçiano Boçi, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”, përballet në Elbasan me kryebashkiakun socialist Gledian Llatja, i cili kërkon një mandat të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco