E rëndë në Maqellarë/ Qëllohet me armë nga makina e drejtorit të PS, kërcënohen mbështetësit e opozitës

00:14, 13/05/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte, teksa po i drejtoheshim heshtjes zgjedhore. 

Burime për Syri.net bëjnë të ditur se në fshatin Kllobçisht të Maqellarës janë kërcënuar me jetë mbështetësit e kandidatit të opozitës, Ismail Uka. 

Sipas denoncimit të bërë nga drejtues të shtabit të koalicionit "Bashkë Fitojmë" Maqellarë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga një makinë fuoristradë me targa BX495CW, ku ndodhej edhe drejtori i DRSSH, Erger Kosiqi.

Nga ana e anëtarëve të shtabit elektoral është njoftuar policia.

Kosiqi me njerëzit e tij kanë kërcënuar kandidatin për anëtar të këshillit bashkiak të bashkisë Dibër, Hajrulla Hoxha, i koalicionit "Bashkë Fitojmë". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco