Të votosh apo të mos votosh!

23:45, 12/05/2023
A+ Aa A-

Prezantuesi i emisionit investigativ ‘Piranjat’ në Syri TV, Florjan Binaj i sjell në vëmendje shqiptarëve të bëjnë detyrën e tyre si qytetarë në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

***

"Pasnesër hapen qendrat e votimit dhe ka shumë njerëz që mund të mos kenë në plan të votojnë, të fort të kënaqur që sot Tirana qeveriset nga një grup që mori më pak se 15% të votuesve të regjistruar, kjo edhe për faj të opozitës së atëhershme që nuk mori asokohe fare pjesë në zgjedhje duke i ngjarë zgjedhjeve në kohën e diktaturës kur kishte vetëm një kandidat…

Pra, 15% vendosën për fatin e 85% banorëve që nuk votuan dhe nuk ndiheshin të përfaqsuar… Dhe nuk është hera e parë. Ka shumë palë zgjedhje tashmë, ku fituesi zgjidhet me më pak se 1/4 e totalit të zgjedhësve. Nëse ti që po na sheh tani je një nga ata që nuk do të dalë për të votuar, kam 2 fjalë për ty:

Nëse thua se nuk do të votosh sepse mendon se të gjithë janë njësoj e askush nuk ia vlen, ti po gënjen veten me zë të lartë. Këtë radhë, më shumë se kurrë, ka opsione për të zgjedhur. Ke të varur e të pavarur, ke të korruptuar e të pakorruptuar, ke me njolla e ke pa njolla, me shumë lekë me pak lekë, me postera dhe pa postera, me izraelit, pa izraelit, me hapsirë në televizionet e mëdha e me hapsirë vetëm në televizinet e vogla, ke të majtë të vërtetë e të majtë miliarderë, ke të djathtë me vulë e të djathtë pa vulë. Prandaj mos gënje, as veten, as ne. Mundësi zgjedhjeje ka!

Nëse nuk ke në plan të votosh, se të duket se vota jote nuk ndryshon asgjë, ngaqë dikush tjetër do e shesë, e ke kuptuar gabim. Pikërisht sepse dikush e shet, ti që nuk e shet je shërimi për demokracinë e aqshumë kërkuar prej të gjithëve…

Duhet të votosh pa frikë që të mos jetosh me frikë!

Voto pikërisht për gjërat që thuhet se janë, por në fakt nuk janë dhe po ashtu për gjërat që thuhet se nuk janë, por janë siç ishin... analizat e cilësisë së ajrit që dolën kancerogjene dhe të ujit me kimikate të rrezikshme…ndotja nuk zgjedh të majtë të djathtë apo të qëndrës, ndotja vret njësoj, ndotja nuk ka llogjikë të zgjedhë, por ju po!

Ose e dini çfarë, mos pyesni as ekspertët italianë as ata shqiptarë për ndotjen e ajrit, pyesni alergjikët, ata që e ndjejnë më shumë se kushdo cilësinë e ajrit. Prandaj dil e voto, çfarëdo lloj elektorati ta ndjesh veten, rozë, blu, vishnje, gri, bezhë…Dil e voto, që ti japim fund diktaturës së pakicës, e cila ka vetëm një meritë – nuk përton të shkojë të votojë. Nëse mendon se rezultati është vulosur, ngaqë votat janë blerë, kam një lajm të mirë për ty: Delen blihen, jo shqiponjat".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco