VIDEO/ Kërcënime ndaj punonjësve për vota, audio-përgjimi i dytë i Majlinda Bufit

23:15, 12/05/2023
A+ Aa A-

Ka kaluar një javë që kur në emisionin ‘Piranjat’ në Syri Televizion plasi audioskandali i kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi me një sanitare shkolle e cila vihej nën presion sepse kishte marrë pjesë në një miting të opozitës.

Kryetarja në fillim e mohoi të ketë bërë një bisedë të tillë me sanitaren, më pas e pranoi dhe në fund kërkoi edhe falje. Pasi nuk arriti ta mbyllte këtë skandal, kryetarja Bufi, provoi në një formë tjetër, por përpjekja e saj nuk funksionoi dhe natyrisht audiopërgjimi u publikua.

Në redaksinë e ‘Piranjat’ mbërriti një tjetër audio. Sërish në zyrën e zonjës Bufi, këtë radhë nga një qytetar me emrin Gazmend Borgji. Nga sa dëgjohet në bisedë, flitet për disa nevoja që qytetari ka patur, dhe mesa duket kryetarja ia ka kryer.

Në një moment, qytetari mesa duket nuk e duron më gjithë këtë presion të kryetares, dhe përpara problemeve që mund ti krijohen, vendos dinjitetin. 

Këtu hyn në skenë një njohje e vjetër e emisionit ‘Piranjat’, kryeinspektorja e IVMT Zegjine Çaushi, e cila kishte dërguar në prokurori të dy fshatarëve që do hidhnin çakull në rrugën e prishur.

Pas gjithë këtij debati ‘teknik’, biseda rikthehet serish tek kërcënimet. Në një moment, qytetari duket se merr zemër dhe përmend një premtim të pambajtur, që duket se nuk i intereson shumë kryetares e cila nis një tjetër valë sulmesh ndaj tij.

Në fund të bisedës, pasi e ka vënë në presion, kryetarja i bën edhe paralajmerimet e fundit qytetarit. Në dalje qytetari përpiqet të ironizojë, por drejtoreshe Zegjineja e cila e shoqeron, ia rikujton situatën dhe i jep këshillat e fundit.

Shkaku i gjithë këtij debati që ka nervozuar kryetaren, është kjo banesë ende e papërfunduar e cila duket se u premtua që do të përfundohet nga bashkia, por vazhdon prej dy vitesh të jetë pezull.

Pavarësisht se si është e vërteta për këtë banesë, pavarësisht nëse Gazmendi ka shkelur ose jo ligjin me ndërtimin e shtepisë, Bufi shmanget dhe largohet duke mos dhënë asnjë spjegim për presionet e bëra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco