Dëmet nga tërmeti/ Banorët e Zall Bastarit në mëshirë të fatit: Bashkia kërkon rryshfet nëse e riparojmë me lekët tona

Dëmet nga tërmeti/ Banorët e Zall Bastarit në mëshirë të fatit: Bashkia kërkon rryshfet nëse e riparojmë me lekët tona

14:36, 10/05/2023
A+ Aa A-

Njësia Administrative Zall Bastar është një nga zonat e goditura nga tërmeti i tre viteve më parë.

Shembull konkret i braktisjes nga bashkia është familja me gjashtë anëtarë e Xhavit Kodrës, e cila vuan ende pasojat. Shtëpia e tij është gati e pabanueshme për shkak të çarjes së mureve dhe dëmtimit të rëndë të çatisë. Tre vite nga tërmeti, Bashkia Tiranë dhe Njësia Administratrive nuk i kanë dërguar ende një komision për verifikimin e dëmeve.

Duke parë neglizhencën e Bashkisë, Kryefamiljari është i gatshëm që ta ristaurojë vetë shtëpinë e tij, por akuzon Bashkinë Tiranë se kërkon rryshfet për t’i dhënë një leje.

Ai thotë se fqinjët e tij janë dëmshpërblyer ndonëse disa prej tyre nuk jetojnë më në Zall-Bastar, por në kryeqytet.

“Kam shkuar te Njësia Zall Bastar dhe më thanë të bësh aplikimin, hiç. Kam shkuar në Tiranë, kam dërguar djalin fare, hiç. Tani, pasi ka dy ose tre muaj kjo punë, më thirrën djalin poshtë dhe i thanë hajde të bësh aplikimin edhe një herë. Shkova dhe bëra aplikimin sërish, asgjë prapë. Edhe i them vetë gojarisht këtij që herët; Ore si ka mundësi shtëpia ime kështu, apo sepse unë jam i djathtë?”

Silvi Bardhi: Pra shtëpinë tuaj nuk po ju lejojnë as ta riparoni me paratë tuaja? Nuk po ju japin leje? Po pse nuk po ju japin leje?

Xhavit Kodra: Nuk na japin as leje as asgjë hiç, fare. Duhet të paguash lejen.

Silvi Bardhi: Çfarë pagese duan ata? Kërkojnë rryshfet?

Xhavit Kodra: Po!

I zoti i shtëpisë është i gatshëm të ristaurojë vetë shtëpinë ndonëse kushtet ekonomike të familjes Kodra janë të rënda, me pensione, me punë sezonale dhe pa ndihmë ekonomike.

Xhavit Kodra: Nuk më lënë as ta riparoj. Shkoj të nxjerr lejen. Lejen edhe mund ta nxjerr, por jo pa 6 ose 7 milionë lekë që të ti jap e tua fus në xhep, jo! As nuk janë interesuar fare. Shkova dhe i thashë atij “hajde më sill komisionin nga poshtë që të shohë shtëpinë time. Jo, më tha, s’kam për të sjellë komision për ta parë!”

Kjo është përgjegjësia e Bashkisë së Tiranës dhe njësive bashkiake ndaj familjeve të cilët kanë pasur dëmtime të rënda të shtëpive të tyre gjatë tërmetit dhe nuk janë dëmshpërblyer, nuk janë rimbursuar e nuk janë ndihmuar. Rasti i z. Xhavit Kodra, dëshmon situatën reale të familjeve të cilat janë lënë pas dore nga njësitë bashkiake, por edhe nga vetë Bashkia Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco