Hoxhaj: Rama rikandidoi njerëzit që falimentuan bashkitë, pasi janë peng të abuzimeve

22:37, 09/05/2023
A+ Aa A-

Gazetari i Syri Tv Juljan Hoxhaj shprehet se kryeministri Rama po vendos në rikandidim të njëjtët persona të cilët i falimentuan bashkitë.

I ftuar në “A Show” me Adi Krastën në Syri Tv, Hoxhaj  thekson se synimi i qeveritarëve është shpopullimi, në mënyrë që ta kenë më të thjeshtë rimarrjen e pushtetit dhe vazhdimin e abuzimeve të tyre.

“Sot për çudi kemi rreth 20 bashki të cilat kryeministri një vit më parë i ka shpallur pothuajse të falimentuara dhe të gjithë këto kandidatët të cilët drejtojnë pikërisht këto bashki të falimentuara janë rikandiduar. Kjo sepse këta njerëz janë të lidhur, janë peng të të gjithë abuzimeve  që kanë bërë në këtë bashki, në këto institucione, të gjitha abuzimeve në këtë gjë të qeverisjes së përgjithsme të vendit, qoftë të pushtetit lokal, qoftë pushtetit qendror. Kryefjala e kësaj fushate, pavarësisht se nuk lidhet drejtëpërdrejtë me bashkitë në kuptimin politik apo pragmatik, është shpopullimi. Pra e gjithë keqqeverisja ka çuar në shpopullimin e vendit dhe një pjesë të madhe të fajit për këtë e kanë bashkitë që nuk kanë ofruar mundësi punësimi, nuk kanë ofruar, rrugë, ujë, drita, asfaltin elektoral që duhet ta kishin ofruar për 4 vite e ne po e ne po e shohim sot. Kanë ikur njerëzit tani. Nuk ka mbetur njeri nëpër fshatra dhe sigurisht këta duhet ti kenë këto bashki për të çuar përpara ato abuzime që janë bërë deri sot", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco